Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Sot është ditë historike për botën! Faza e parë e planit të Donald Trump për Gazën u zbatua me sukses. Ky është një fillim i ri
Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi sot një ditë historike për botën, teksa u shpreh se faza e parë e planit të presidentit Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme u zbatua me sukses. Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla dhe riktheu pengjet e vdekura. Presidenti Trump ndodhet aktualisht në Izrael dhe do të vizitojë edhe Egjiptin, duke sjellë një mesazh për një fillim të ri në rajon. Sipas Berishës, kjo marrëveshje diplomatike është një nga aktet më të vështira në historinë e Lindjes së Mesme dhe përbën një sukses të jashtëzakonshëm. FJALA E BERISHËS: Por sot është një ditë historike për mbarë botën. Faza e parë e planit të presidentit Donald...