“Dosja Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

“Dosja Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të marrë një afat prej dy javësh për t’u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Partizani”, ku mes tyre është Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës është caktuar për datën 27 tetor.  Në këtë seancë ka folur i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka paraqitur argumentet e tij lidhur me pavlefshmërinë e disa akteve të hetimit. Ai tha se procesi kundër tij nuk ka bazë penale, por është një farsë e nisur me urdhër politik të Edi Ramës. Malltezi theksoi se pas 30 vjet hetimesh ndaj Sali Berishës, SPAK nuk ka gjetur asnjë tender apo lek publik të përfituar nga toka...