Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive

Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive

Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij. Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive. Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin. “Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan...