Akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pritet ekstradimi nga Dubai i Dritan Shkëmbit

Akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, pritet ekstradimi nga Dubai i Dritan Shkëmbit

Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin e shtetasit Amar alias Dritan Shkëmbi nga Dubai, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Dritan Shkëmbi akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit, ku si pasojë mbeti viktimë shoferi i tij, Andi Maloku. Njoftimi i policisë: Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë,...