Ujërat e zeza pushtojnë Qytetin Studenti, era e rëndë shqetësim për studentët (Video)

Ujërat e zeza pushtojnë Qytetin Studenti, era e rëndë shqetësim për studentët (Video)

Prej fillimit të vitit akademik, studentët e konviktit nr. 12 në Qytet Studenti janë përballur me një problem serioz: shpërthimi i ujërave të zeza në ambientet e jashtme të godinës ka krijuar një erë të padurueshme, duke e bërë të pamundur hapjen e dritareve dhe zhvillimin normal të jetesës dhe studimeve. Studentët kanë denoncuar se kanë kontaktuar administratën dhe institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë reagim konkret. Ata shprehen të dëshpëruar dhe kërkojnë ndihmë urgjente: “Pershendetje ju lutem postojeni pak. 1 jav ka qe ka filluar fakulteti dhe kane plas ujrat zeza. Nuk mesojme dot nga era, nuk hapim dot dritaren. Ju lutem jeni shpetim per ne. Te qyteti studenti konvikti numer 12 nuk hapen dor dritaret nga ujerat e zeza. 1 jave ka...