Shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Meksikë, 10 mijë forca në operacionet e shpëtimit

Shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Meksikë, 10 mijë forca në operacionet e shpëtimit

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar në Meksikë u rrit në 44, sipas qeverisë federale, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile dhe njësitë ushtarake luftuan për të hapur rrugët për të arritur në fshatrat e shkëputura nga pjesa tjetër e botës. Tre vdekje të tjera iu shtuan numrit të mëparshëm prej 41. Shtetet me më shumë viktima dhe dëmet më të mëdha janë Veracruz (18 të vdekur), Hidalgo (16) dhe Puebla (9). Një vdekje u raportua gjithashtu në Queretaro, sipas Ministrisë së Sigurisë. Qeveria po “përshpejton përpjekjet” për të arritur në “zonat e prekura” dhe për të ndihmuar banorët, theksoi ai në një deklaratë. Vargu lindor malor Sierra Madre, i cili shtrihet paralel me Bregun e...