3 kandidatet kryesore per prishtinen
KOSOVË- Procesi i numërimit të votave në Komunën e Prishtinës është pothuajse drejt fundit, ku janë numëruar rreth 98,13% të vendvotimeve (263 nga 268), me 102,132 vota të përpunuara nga 222,326 gjithsej, sipas të dhënave të përditësuara në orën 01:09 të datës 13 tetor 2025.
Rezultatet paraprake tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidatëve kryesore.
Përparim Rama (LDK) kryeson me 33,76% të votave, ose 34,479 vota.
Hajrulla Çeku (LVV) ndjek me 33,02%, ose 33,727 vota — një diferencë prej vetëm 752 votash.
Kandidatët e tjerë renditen:
Uran Ismaili (PDK) – 27,80% (28,393 vota)
Bekë Berisha (AAK) – 3,12% (3,183 vota)
Besa Shahini (PSD) – 1,56% (1,590 vota)
Fatmir Selimi – 0,24% (248 vota)
Me këtë rezultat, Prishtina shkon në balotazh më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin mes dy kandidatëve kryesorë për të përcaktuar kryetarin e ri të komunës.
