FOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarët izraelitë

Vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman përqafohen në Rripin e Gazës pasi u liruan nga Hamasi

IZRAEL- Ushtria izraelite sapo ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes.
Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar.
Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes.

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës së sotme pritet dhe lirimi i 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,700 të paraburgosurve nga Gaza, përfshirë 22 fëmijë.

Raportet në mediat izraelite sugjerojnë se të burgosurit tani po përgatiten të largohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas BBC, lista nuk përfshin shtatë emra të profilit të lartë që Hamasi kishte kërkuar si pjesë e shkëmbimit – përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat – pavarësisht negociatave të minutës së fundit të dielën.
Dhjetëra familje kanë pritur që nga orët e para të mëngjesit jashtë burgut për lirimin e të afërmve të tyre. Sipas planit, rreth 100 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, të tjerë do të deportohen në Gaza ose Egjipt, dhe një numër i vogël do të lirohet në Jerusalemin Lindor./ZËRI