Skandali/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet

Skandali/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet

Një incident i rëndë është shënuar të dielën në aeroportin e Dortmundit, ku kompania Wizz Air ka lënë dhjetëra pasagjerë shqiptarë në tokë, pasi kishte shitur më shumë bileta se numri i vendeve në avionin e planifikuar për në Tiranë. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Skyweb.al, fluturimi W4 5126 Dortmund–Tiranë, i planifikuar të nisej në orën 15:45, u vonua pasi stafi gjerman i aeroportit zbuloi se kompania kishte kryer overbooking, duke shitur më shumë bileta se kapaciteti i avionit. Pasagjerët shqiptarë janë përballur me një situatë absurde, ndërsa stafi i Wizz Air i ka njoftuar se “nuk ka më vende të lira në avion”. Disa prej udhëtarëve kanë mbetur në sallën e pritjes pa asnjë zgjidhje dhe pa informacion të qartë mbi...