Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Sfidohen partitë politike nga një ‘kandidate e re’ për Tiranën, krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Një grup ekspertësh të teknologjisë së informacionit kanë sfiduar partitë politike të përfshirë nga ethet e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke afruar në garë një kandidat digjital. Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant). Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania. “Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti...