Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nuk deklaroi mijëra euro në kufirin e Morinës, 38-vjeçarit i sekuestrohen paratë
Specialistët e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht një shtetas kosovar, 38-vjeçar nga Gjilani, i cili nuk deklaroi 15,600 euro gjatë hyrjes në Republikën e Shqipërisë në PKK Morinë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën paratë në posedim të tij dhe, për shkak të mosdeklarimit sipas ligjit, materialet procedurale u referuan në Prokurori. Procedimi penal nisi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shuma e parave, 15,600 euro, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme. Njofitmi i policisë: Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15 600 Euro. Specialistët për Hetimin...