Presidentja e KE pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidentja e KE pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama TIRANË-Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Fillimisht është pritur nga Presidenti Bajram Begaj, në presidencë dhe më pas me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Takimi në Tiranë vjen në sajë të turit që Von der Leyen nis nesër zyrtarisht në Ballkanin Perëndimor.