Estonia mbyll rrugën që e lidh me territorin rus, pasi u vunë re disa ushtarë

Estonia mbyll rrugën që e lidh me territorin rus, pasi u vunë re disa ushtarë

Estonia tha të dielën se kishte mbyllur përkohësisht një rrugë që kalon shkurtimisht në territorin rus, pasi disa ushtarë rusë u raportuan se u panë në zonë. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha në platformën X se shtatë ushtarë të armatosur rusë ishin vërejtur pranë pjesës së rrugës që ndodhet në juglindje të vendit, e cila përdoret herë pas here nga banorët vendas. Estonia, një komb i vogël baltik dhe ish-republikë sovjetike me rreth 1.27 milion banorë, kufizohet me fqinjin e saj, Rusinë. “Në Estoninë Juglindore ka një rrugë që kalon shkurtimisht në territorin rus. Vendasve u lejohet ta përdorin atë. Të premten, ne vumë re shtatë ushtarakë të armatosur rusë në atë rrugë, në anën ruse. Për të shmangur çdo incident të mundshëm,...