Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Çudira nga Kosova! Ndërroi jetë pak muaj më parë, kandidati i pajetë merr 52 vota në zgjedhje
Nikollë Perkaj KOSOVË-Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gjakovë gjatë procesit të zgjedhjeve lokale që u mbajtën një ditë më parë (12 tetor) në Kosovë. Qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje. Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti me makinë, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve./ZËRI