takimi mes trump dhe netanyahu
IZRAEL- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Izrael, ku do të nisë një vizitë zyrtare, pas marrëveshjes së arritur për armëpushimin në Gaza. Ai doli nga dera e Air Force One, ndërsa i ishte rezervuar një ceremoni madhështore, dhe tapeti i kuq ishte shtruar në nderim të tij.
Trump përshëndeti ngrohtësisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një gjysmëpërqafim dhe një buzëqeshje. Dy liderët kanë një marrëdhënie të ndërlikuar që ka përjetuar një sërë ulje-ngritjesh gjatë disa muajve të fundit.
“Ai është një president në kohë lufte. Ai bëri një punë shumë të mirë. Pata disa mosmarrëveshje me të dhe ato u zgjidhën shpejt”, pranoi Trump në Air Force One mbrëmë.
Të dy burrat folën për disa çaste përpara se të kalonin tek zyrtarë të tjerë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, dhe të dërguarin e Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.
Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Ëitkoff dhe dhëndrin Jared Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.
Paraelelisht me vizitën e Trump në Izrael, ka nisur dhe operacioni i lirimit të pengjeve nga Hamasi.
Matan Angrist, Gali dhe Ziv Berman, Alon Ahel, Eitan Mor, Guy Gilboa-Dalal dhe Omri Miran janë shtatë pengjet e para që u liruan.
