Nga sot ndalohen monopatinat elektrike!

Nga sot ndalohen monopatinat elektrike!

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Monopatinat elektronike nuk do të jenë më në qarkullim. Vendimi hyn në fuqi sot, pasi ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda bënë publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike. Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.