BBC raporton nga Jerusalemi: Niset operacioni për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve në Gaza

BBC raporton nga Jerusalemi: Niset operacioni për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve në Gaza

Gazetari i BBC-së nga Jerusalemi raporton se ka nisur procesi i ndjeshëm i shkëmbimit të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë. Sipas ushtrisë izraelite, Kryqi i Kuq ndodhet aktualisht në rrugë drejt pjesës veriore të Rripit të Gazës, ku do të marrë disa nga pengjet izraelite që ndodhen ende në paraburgim. Pas marrjes së tyre, besohet se organizata do t’i transferojë pengjet në zonën e Gazës të kontrolluar nga ushtria izraelite, për t’i dorëzuar më pas në bazën ushtarake Re’im, në jug të Izraelit. Atje, pengjet do të ribashkohen me familjet e tyre dhe më pas do të transportohen në spitale për ekzaminime dhe kujdes mjekësor. Ushtria izraelite ka njoftuar se helikopterë të forcave ajrore janë në gatishmëri për të dërguar menjëherë çdo peng që...