‘Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor’/ Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike…

‘Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor’/ Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka vlerësuar procesin zgjedhor të suksesshëm dhe demokratik.   “Jam i lumtur që mund të konstatoj se Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor,” – u shpreh Haradinaj. Ai shtoi se, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Aleanca ka arritur rezultate të larta në disa komuna të vendit, duke e cilësuar këtë si një “fitore historike”, raportojnë mediat në Kosovë. Haradinaj theksoi se AAK-ja ka garuar në 25 komuna për kryetarë dhe në 28 komuna për asamble komunale, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të numrit të asamblistëve.Ai falënderoi komisionerët, vëzhguesit dhe qytetarët që e mbështetën partinë në këtë proces. Haradinaj: Jam i lumtur që mund të konstatoj...