Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariatin numër 5.