Skandal në Vatikan/ Burri urinon në altarin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV i tronditur nga akti

Skandal në Vatikan/ Burri urinon në altarin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV i tronditur nga akti

Një incident tronditës ka ndodhur të premten në mëngjes brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, duke shkaktuar habi dhe revoltë mes qindra besimtarëve e turistëve që ndodheshin në vendin më të shenjtë të botës katolike. Një burrë, ende i paidentifikuar nga autoritetet, kreu një akt të paimagjinueshëm mosrespektimi vetëm disa metra larg Baldacchino-s madhështore të Gian Lorenzo Berninit, simbol i artit barok dhe vend pelegrinazhi për miliona njerëz çdo vit. Sipas raportimeve të Corriere della Sera, i riu arriti të kapërcejë kangjellat mbrojtëse që ndajnë zonën e altarit kryesor dhe u ngjit me nxitim në shkallët që çojnë drejt vendit të rrëfimit. Në një akt sfidues dhe skandaloz, ai uli pantallonat dhe urinoi në publik, ndërsa dhjetëra vizitorë, mes tyre edhe fëmijë, u gjendën...