Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kur do të lirohen pengjet izraelite? Zyrtarët japin sinjale të ndryshme
Pas një dite të mbushur me sinjale kontradiktore, duket se ka një afat më të qartë për lirimin e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza. Zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, deklaroi se 20 pengje të gjalla pritet të lirohen “herët në mëngjes të së hënës”, në kuadër të marrëveshjes së fundit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas kësaj marrëveshjeje, afati i fundit për lirimin e pengjeve është ora 10:00 e mëngjesit të së hënës, sipas orës lokale të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është deklarata më konkrete e dhënë deri tani nga pala izraelite, shkruan Sky News. Më herët gjatë ditës, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance tha se lirimi mund të ndodhte “në çdo moment”, ndërsa vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh...