Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Prindërit kritikojnë tekstin e Gjuhës Shqipe 3: Jo vetëm pa kuptim, por edhe pa fjalë shqipe
Një prind ka denoncuar një faqe nga libri i Gjuhës Shqipe për klasën e tretë, duke shprehur shqetësimin për nivelin e përmbajtjes dhe fjalorit që u ofrohet fëmijëve në shkollat tona. Teksti me titull “Qyteti i Mekanopolit” përshkruan një realitet tërësisht të automatizuar, ku fëmijët ushqehen dhe pastrohen nga makina, ndërsa mësimi ndodh në gjumë përmes “përsëritësve” automatikë. “Për të ardhur keq me këto tekste,” shkruan prindi, duke e shoqëruar postimin me një pyetje të fortë: “Si ta motivojmë fëmijën të mësojë kur mësimi paraqitet kështu?” Përveç përmbajtjes së konsideruar pa vlerë edukative, një tjetër shqetësim i ngritur është përdorimi i fjalëve jo shqipe dhe shpesh të pakuptueshme për një fëmijë të moshës 8-9 vjeçare. Fjalë si “telekomandë”, “elektrokrevet”, “gojë-ushqyesja” apo “mekanopolit” janë konsideruar...