“U kthyem, por s’e njohim më qytetin”/ Gaza mes rrënojave, palestinezët kthehen në shtëpitë e tyre: Janë shkatërruar

“U kthyem, por s’e njohim më qytetin”/ Gaza mes rrënojave, palestinezët kthehen në shtëpitë e tyre: Janë shkatërruar

Pas muajsh zhvendosjeje, mijëra palestinezë po kthehen në Qytetin e Gazës, vetëm për të gjetur rrënoja në vend të shtëpive, lagjeve dhe institucioneve që dikur u dhanë jetë komuniteteve të tyre. Jawad Mahmoud Ajjour, 80 vjeç, tha për CNN se ka qenë dëshmitar i zhvendosjeve masive në luftërat e viteve 1956 dhe 1967, por asgjë nuk krahasohet me atë që sheh sot. “Nuk kam parë kurrë një shkatërrim të tillë,” tha ai. Një tjetër banore, Um Abdullah, ndau një video të një çerdhe të shkatërruar që motra e saj kishte drejtuar për mbi 20 vite. “Ajo mësoi breza të tërë. Disa prej tyre u bënë gazetarë, mjekë… Ishte më shumë se një çerdhe, ishte një gur themeli për të ardhmen,” tha ajo. Sipas Kombeve të...