Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Deutsche Welle: Çfarë roli mund të luajë Evropa për rindërtimin në Gazë?
                            Takimi në Paris u kritikua nga IzraeliFotografi: Thomas Samson/AFP/dpa/picture alliance Një numër vendesh – përfshirë Gjermaninë – diskutuan për rindërtimin e Gazës në Paris. Mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Evropës në këtë projekt të gjerë. Sipas Ministrit të Jashtëm gjermanJohann Wadephul, ndihma për njerëzit në Rripin e Gazës duhet të fillojë menjëherë. Në Paris, politikani i CDU-së tha: “Jemi gati të ofrojmë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës menjëherë.” Wadephul mori pjesë në një konferencë të disa ministrave të jashtëm nga vendet evropiane dhe arabe që u mblodh urgjentisht (09.10.2025) në kryeqytetin francez. Ai tha se duhet të merren masa shpejt, sepse “mijëra e mijëra njerëz atje janë ende në rrezik”. Që nga fillimi i javës Wadephul theksoi, rëndësinë e...