Rama: Një Agjenci Kombëtare për planifikimin e qëndrueshëm dhe aksesin në banesa të përballueshme

Rama: Një Agjenci Kombëtare për planifikimin e qëndrueshëm dhe aksesin në banesa të përballueshme

Qeveria krijon Agjencinë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit – një strukturë e re për planifikimin e qëndrueshëm dhe aksesin në banesa të përballueshme Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e punës për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, një institucion i ri që synon të përqendrojë dhe koordinojë politikat shtetërore në fushën e planifikimit urban, strehimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të territorit. Në podkastin e tij “Flasim”, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama e cilësoi këtë nismë si një hap domethënës në modernizimin e qasjes shtetërore ndaj zhvillimit urban dhe politikave sociale të strehimit, duke theksuar se agjencia do të adresojë një sërë problematikash që lidhen me cilësinë e jetesës në qytete. “Kjo agjenci do të merret me rritjen e...