Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

Vlora sërish në flakë, digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” të Vlorës, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës dhe më gjerë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa tymi i dendur dhe me përbërje toksike ka mbuluar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar kushte të rrezikshme për frymëmarrjen. Banorët e zonës i janë drejtuar mediave dhe autoriteteve me shqetësimin për ndotjen masive të ajrit dhe pasojat që mund të ketë për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme respiratore. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve, që prej vitesh përbëjnë një burim të vazhdueshëm rreziku.