Milasin Ramaj 38 vjeç është vënë në prangat e Policisë pasi iu zbulua një arsenal armësh e muninicionesh që dyshohet se përdoreshin edhe në ngjarje kriminale. Rasti u zbulua nga gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat” në Syri Televizion, që inskenuan një blerje të simuluar arme. 3500 euro iu kërkoi trafikanti, dhe arrestimi i tij u bë teksa shkoi tu dorëzonte armën gazetarëve. Gjatë kontrolleve në një banesë të braktisur, u gjet arsenali me pistoleta, automatikë, silenciatorë e municione.Milasin Ramaj, 38 vjeçari nga Fieri që dispononte një arsenal armësh e municionesh u arrestua nga policia e Fierit.
Trafikanti i armëve që dyshohet se ua shiste kriminelëve për të kryer edhe ngjarje kriminale, u zbulua nga gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat” në Syri Televizion.
Gazetarët vunë në dijeni policinë teksa u infiltruan brenda grupit. Ata u interesuan përmes veprimeve simuluese për të blerë një pistoletë në vlerën e 3500 eurove, dhe menjëherë sapo Ramaj bëhet gati për të dorëzuar armën që ishte porositur nga gazetarët në mënyrë të simuluar, ndërhyjnë forcat e rendit duke i vënë pranga.Policia e Fierit njoftoi se pas këtij operacioni gjatë kontrolleve u zbulua armësh dhe municionesh në lagjen “Kastriot” të qytetit në një shtëpi të braktisur. Gjatë kontrollit fizik 38 vjeçarit përveç armës së zjarrit që ishte përgatitur ta shiste, iu gjetën e sekuestruan edhe 3500 euro.
Në vijim, shërbimet e Policisë kryen veprime të tjera hetimore të cilat zbuluan një banesë (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.
Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuara me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator
-1 armë zjarri pistoletë
-1 armë zjarri pistoletë automatike
-2 silenciatorë
-9 karikatorë automatiku
-3 karikator pushke
-2 krehra pistolete
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm
Pas arrestimit në flagrancë të 38 vjeçarit Melasin Ramaj policia thotë se po vijon kryerjen e hetimeve në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
