Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, zbardhet agjenda

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, zbardhet agjenda

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor TIRANË- Të hënën dhe të martën, më 13–14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Ishte kryeministri Edi Rama ai që vetëm 2 ditë më parë bëri me dije lajmin, teksa e cilësoi forumin, një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.  Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky samit është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur...