Rey Manaj bëhet ikonë në mur – Mitrovica e nderon për golin ndaj Serbisë

Rey Manaj bëhet ikonë në mur – Mitrovica e nderon për golin ndaj Serbisë

Pas golit vendimtar që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, Rey Manaj është nderuar në Mitrovicë me një grafit në mur. Artistët lokalë kanë përzgjedhur momentin kur sulmuesi bën simbolin e shqiponjës për të nderuar performancën e tij dhe emocionin që i dhuroi tifozërisë shqiptare. Grafiti ka shndërruar zonën në një atraksion për banorët dhe tifozët, të cilët ndalen për të bërë foto me portretin e Manajt. Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë, Shqipëria fitoi me rezultatin 0:1, duke shkaktuar humbjen e Serbisë në stadiumin e tyre dhe duke i shkaktuar shqetësime trajnerit Stojkoviç.