Agjencia e OKB-së thirrje Izraelit: Hap disa pika kalimi për ndihmat në Gaza

Agjencia e OKB-së thirrje Izraelit: Hap disa pika kalimi për ndihmat në Gaza

Agjencia e OKB-së u bën thirrje autoriteteve izraelite të hapin disa pika kalimi për ndihmat në Gaza. Dhjetëra kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza dhe shumë të tjerë që po presin në kufirin me Egjiptin — por përfaqësuesi i UNICEF-it, James Elder, thotë se kjo është shumë larg asaj që nevojitet. Duke folur për BBC-në, ai tha se “është shumë e thjeshtë ajo që Izraeli duhet të bëjë: të hapë disa pika kalimi, jo vetëm një.”“Sot ka pesë ose gjashtë pika që Izraeli mund t’i hapë, dhe kjo do të thotë që ato 1,000 kamionë me ndihma nuk do të kalojnë të gjithë nga një rrugë e vetme, por përmes disa hyrjeve.” Ai shtoi se agjencitë e OKB-së — përfshirë UNICEF-in — janë gati...