Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Anëtar i grupit të Tropolinëve/ Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e arrestit në burg Juxhin Drazhit, anëtarit të grupit kriminal të Troplinëve që u ekstradua këtë fundjavë nga Spanja. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza. Drazhi akuzohet për ‘Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal’. Ai u ekstradua 3 muaj pas arrestimit të tij në Spanjë, ndërsa ndaj 34-vjeçarit rëndojnë disa akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Norvegjia në Belgjikë. Prokuroria e Posaçme ka...