Partia e Lirisë: Arsimi në krizë të thellë, qeveria mbulon dështimin me propagandë

Partia e Lirisë: Arsimi në krizë të thellë, qeveria mbulon dështimin me propagandë

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sektorin e arsimit, duke akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për propagandë dhe manipulim të realitetit. Në një deklaratë publike, Haxhiu theksoi se “cilësia e dobët në shkolla, pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës për mësuesit po maskohen me rezultate të stisura dhe përdorim të njëanshëm të raportit ndërkombëtar TALIS”. Sipas saj, arsimi është kthyer në një nga sektorët më të neglizhuar dhe më pak tërheqës për të rinjtë. “Sot, mësuesia është një ndër degët më pak të zgjedhura. Të rinjtë nuk e shohin më si një profesion me të ardhme dhe dinjitet”, u shpreh Haxhiu, duke shtuar se qeveria po orienton individë jashtë ciklit normal universitar...