Aksidenti ku mbeti viktime një fëmijë/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja)

Aksidenti ku mbeti viktime një fëmijë/ Profesori italian, D’Angelo: Pas aksidentit në Fier, shkova në dasëm, nuk i dija pasojat (Dosja)

Mbrëmjen e 8 Gushtit, rreth orës 8 të mbrëmjes, 44-vjeçari italian Michele D’Angelo, profesor i bioteknologjisë në Universitetin e Aquila-s, po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Fierit. Në bordin e mjetit Lancia me targa italiane gjendej edhe bashkëjetuesja e tij, Vanessa Castelli, gjithashtu pedagoge në të njëjtin universitet. Vanesa ishte ftuar si shoqëruese e parë e nuses në dasmën e një mikeje të saj shqiptare, rezidente prej vitesh në Itali. Destinacioni i tyre ishte restorant “Katalea Palace”, në rrugën Fier-Levan. Në hyrje të resortit, mjeti Lancia ndalon në mes të rrugës. Hap sinjalin majtas për të kaluar në anën tjetër të karrexhatës, me qëllim për të hyrë në parkimin e lokalit. Aksident dhe flakë Në atë moment, një mjet Mercedes vjen në korsinë tjetër,...