Keni pasur kohët e fundit probleme me frymëmarrjen? Ekspertët ngrenë alarmin!

Keni pasur kohët e fundit probleme me frymëmarrjen? Ekspertët ngrenë alarmin!

Aspergiloza pulmonare alergjike, alveoliti alergjik, më pas alergjia ndaj marimangave të pluhurit të shtëpisë, ndaj qimeve dhe lëkurës së kafshëve shtëpiake, ndaj mykut dhe ndaj substancave industriale e mjedisore janë shkaktarë të problemeve të rrugëve të frymëmarrjes tek një pjesë e popullsisë. Aspergiloza pulmonare alergjike është një reagim alergjik ndaj kërpudhës Aspergillus, e cila shkakton inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe në fshikëzat e mushkërive. Edhe pse njerëzit shpesh ekspozohen ndaj kërpudhës Aspergillus që rritet në gjethe të kalbura dhe bimësi të prishura, infeksione si pneumonia ose topthat kërpudhorë (aspergiloma) janë të rralla. Megjithatë, te disa njerëz ndodh një reagim alergjik ndaj kësaj kërpudhe, që quhet aspergiloza bronkopulmonare alergjike (ABPA). Kjo sëmundje mund të imitojë astmën ose pneumoninë; në fakt, shumica e pacientëve me ABPA...