Fenomen kozmik unik: një planet që po ‘ha’ gaz e pluhur me shpejtësi marramendëse

Fenomen kozmik unik: një planet që po ‘ha’ gaz e pluhur me shpejtësi marramendëse

Këtë herë, një lajm vërtet tronditës vjen nga fusha e astronomisë, ku është zbuluar një planet që sillet në mënyrë të ngjashme me një yll. Quhet Cha 1107-7626 dhe ndodhet jashtë sistemit tonë diellor, rreth 620 vite dritë larg Tokës, në konstelacionin Chamaeleon. Ky planet endacak nuk rrotullohet rreth asnjë ylli dhe ka një masë pesë deri në dhjetë herë më të madhe se ajo e Jupiterit, planeti më i madh i sistemit tonë diellor. Por, sipas një studimi të botuar në ‘The Astrophysical Journal Letters’, madhësia e tij vazhdon të rritet çdo sekondë. Astronomi Víctor Almendros-Abad, nga Observatori Astronomik i Palermos (Instituti Kombëtar i Astrofizikës në Itali), thekson se bëhet fjalë për shkallën më të lartë të rritjes së regjistruar ndonjëherë për një planet....