Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do kryhet një masakër”/ Tronditet Parisi, letra anonime e vendosur në Katedralen Notre-Dame paralajmëron një sulm me thikë
Një letër anonime kërcënuese, që paralajmëronte një sulm të mundshëm me thikë në fundjavë, është gjetur në Katedralen Notre-Dame në Paris. Lajmi raportohet nga gazeta Le Parisien, e cila thekson se ngjarja ka ndodhur të premten pasdite. Letra u zbulua nga sakristani i katedrales, pranë zonës ku vendosen qirinjtë. E shkruar me makinë shkrimi, letra përmbante një mesazh alarmant: “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur tashmë thika në katedrale ditët e fundit. Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem mos e hapni katedralen.” Menjëherë pas zbulimit të letrës, sakristani njoftoi stafin e sigurisë, të cilët vendosën që të mos evakuojnë ndërtesën, por ndërmorën masa të...