Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga mesnata ndryshojnë rregullat e hyrje-daljeve në BE për qytetarët shqiptarë
Nga mesnata e së shtunës, më saktësisht me nisjen e datës 12 tetor, do të nisë zbatimi gradual i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të cilat gëzojnë mundësinë e lëvizjes pa viza. Vendet e BE-së në kufijtë e jashtëm të bllokut dhe të vendeve të tjera të zonës Schengen do të nisin gradualisht përdorimin e sistemit të ri të hyrjeve dhe daljeve (Entry-Exit System – EES). Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj qytetarëve të Shqipërisë, të cilët mund të udhëtojnë në BE pa viza. Këto rregulla, sipas sqarimeve nga BE-ja, nuk do ta kufizojnë liberalizimin e vizave, por vetëm do të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të...