Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Anije, avionë dhe infrastrukturë të re/ Danimarka forcon mbrojtjen e Arktikut me investime miliarda dollarëshe
Danimarka ka shpallur një paketë të re mbrojtjeje prej 4.2 miliardë dollarësh për të forcuar sigurinë në rajonet e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut, duke përfshirë Groenlandën. Kjo do të përfshijë blerjen e anijeve, avionëve luftarakë dhe ndërtimin e një infrastrukture të re për të përmirësuar mbrojtjen e këtij rajoni strategjik. Në kuadër të kësaj përpjekjeje, Danimarka do të investojë gjithashtu 4.5 miliardë dollarë për të blerë 16 avionë të rinj luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, duke çuar në 43 numrin e avionëve të këtij lloji në flotën e saj. Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e aftësive të Forcave të Armatosura Daneze në rajon. Ai theksoi se këto investime do të kontribuojnë në mbrojtjen...