Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca vendosi pllakë përkujtimore në nder të Ismail Kadaresë, Spiropali: Parisi i tha faleminderit luftëtarit të paepur të Shqipërisë Europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me vendimin e Parisit për të nderuar Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore. Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi disa ditë më parë, të vihej një pllakë përkujtimoreje kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar. “Parisi i tha “Faleminderit” luftëtarit të paepur të Shqipërisë Europiane. Në adresën 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku Ismail Kadare shkroi perla të përbotshme dhe të tejkohshme, do të vendoset pllaka e Tij përkujtimore. Në ato pak shkronja, do të kujtohet se Kadare e ngriti Shqipen dhe Shqipërinë në lartësi dhe largësi të panjohura më parë. Do të mbushemi me krenari se edhe pse Ai i përket letërsisë botërore, ushqeu shpirtërisht e lartësoi moralisht popullin e Tij. Do të përjetësohet nderi që...