Humbën rrugën në malin e Shebenikut, gjenden pas disa orësh turistët nga Zvicra

Humbën rrugën në malin e Shebenikut, gjenden pas disa orësh turistët nga Zvicra

Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kanë humbur rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale. Policia e Komisariatit të Librazhdit, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura. Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. gijotina.com/