Tetori rozë, policia mesazhe ndërgjegjësuese për kontrolle

Tetori rozë, policia mesazhe ndërgjegjësuese për kontrolle

”Forca e vërtetë nuk qëndron vetëm në uniformë, por në dashurinë për jetën dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, me këtë mesazh sensibilizues, Policia e Shtetit iu bashkua sot muajit tetor, i njohur si Tetor Rozë, muaj i ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, u bëri thirrje vajzave dhe grave të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta, si një mënyrë e thjeshtë, por jetike për të shpëtuar jetë. “Një kontroll i vogël mund të shpëtojë një jetë. Unë e bëra kontrollin, bëje edhe ti”, ishte mesazhi i punonjëseve të Policisë drejtuar çdo nëne, motre e mikeje. “Roza nuk është thjesht një ngjyrë, është guxim. Tetori është kujtesa se shëndeti vjen i pari. Mos e lër për nesër. Kujdesi...