Nesër nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që shkojnë në vendet e BE-së

Nesër nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për ata që shkojnë në vendet e BE-së

Nga 12 tetori, Bashkimi Europian nis zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulën tradicionale në pasaportë me kontrolle biometrike për udhëtarët që vijnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Në Itali, aeroportet e Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që do të zbatojnë fazën pilot të projektit. Procesi do të zgjerohet më pas edhe në portet e Civitavecchia dhe Gjenova, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026. Sistemi i ri do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve...