Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjykata lë në burg ‘prokurorin’ e SPAK, Alban Muço akuzohet për mashtrim
49-vjeçari Alban Muço, që shtirej si prokuror i SPAK në qytetin e Sarandës, do të qëndrojë në burg me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të titullit. Gjykata e Sarandës e ka lënë në qeli, pasi Muço kishte ngritur një grup, të cilët hiqeshin si agjentë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. SYRI TV Alban Muço, i arrestuar dy ditë më parë nga blutë e Sarandës, ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila ka vendosur ta lërë në masën “arrest në burg” për akuzën e “mashtrimit dhe përvetësimit të titullit”. 49-vjeçari kishte ngritur një grup pune me disa djem, të cilët i mashtronte se ishte prokuror i SPAK, ndërsa ata i kishte punësuar si agjentë. Muço, pak kohë më parë, ishte dënuar...