Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sula: Raporti TALIS është anketë me mësuesit jo testim i aftësive digjitale. Nxënësit të fundit në PISA, ndërkohë mësuesit na qenkërkan të lumtur
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të pyetësorit ndërkombëtar TALIS, ku 52% e mësuesve shqiptarë pretendohet të kenë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, përballë një mesatareje prej 36% në vendet e OECD-së. Sipas Sulas, këto shifra janë të pabesueshme dhe përfaqësojnë një tjetër fasadë propagandistike të qeverisë për të fshehur realitetin dramatik të arsimit në vend. “Askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë pas kolegët në Austri, Norvegji, Belgjikë apo SHBA, vende që e kanë bërë përdorimin e inteligjencës artificiale pjesë të zakonshme të procesit mësimor,” tha ajo. Ajo theksoi se pyetësori TALIS bazohet vetëm në vetëraportimin e mësuesve dhe jo në testime konkrete të aftësive të tyre, duke e cilësuar...