Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI
Gjykata e Sarandës ka marrë vendimin këtë të shtunë, 11 tetor, lidhur me masën e sigurisë për një 49-vjeçar, i cili akuzohet se mashtronte qytetarët me qëllim marrjen e parave duke u hequr si prokuror i SPAK-ut. 49-vjeçari me Alban Muço doli sot para Gjykatës së Sarandës, ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa u deklarua i pafajshëm. Hetimet kanë zbuluar se Alban Muço ka mashtruar disa të rinj në Sarandë, duke u premtuar punësim në institucione të drejtësisë. Ai u kishte premtuar një pagë mujore prej 2 mijë e 800 eurosh, plus dieta dhe shpenzime të tjera.