S’ka më vula në pasaporta! Hyn në fuqi sistemi i ri, merren shenjat e gishtave dhe foto-vonesa për shqiptarët

S’ka më vula në pasaporta! Hyn në fuqi sistemi i ri, merren shenjat e gishtave dhe foto-vonesa për shqiptarët

FOTO ILUSTRUESE EUROPË-Nga nesër nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane. Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve - gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, skanimi i irisit - regjistrohen, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre. Corriere Della Sera shkruan se procesi është i thjeshtë: terminali skanon pasaportën, mbledh shenjat e gishtave dhe bën një fotografi të fytyrës suaj. Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave. Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të...