Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për  akuzat e mashtrimit kompjuterik  dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale , në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës. Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit  nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi...