Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

Durrësi ka 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, por qyteti mbetet çdo ditë në kaos. Në buxhetin 2025 bashkia nuk kishte asnjë projekte për të zgjidhur këtë problematikë, ndërsa qytetarët përballen me mungesë hapësirash dhe betejën e pafundme për një vend parkimi bosh. Qyteti bregdetar përballet çdo ditë me kaos parkimesh: lagjet janë të mbushura me makina në të dy anët e rrugëve dhe qytetarët hasin vështirësi të gjejnë një vend parkimi bosh, pavarësisht se zyrtarisht ekzistojnë 7 sheshe dhe 16 segmente rrugësh të destinuara për parkim me pagesë, ndërsa parkimi pa pagesë aplikohet vetëm për rezidentët në hapësirat mes pallateve. “Në buxhetin e vitit 2025 nuk është parashikuar ndërtimi i parkimeve të reja”, thuhet në përgjigjen zyrtare të...