Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi
Nga një rrugicë e qetë dikur, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, banorët sot jetojnë mes zhurmave të pandërprera dhe tymit, që po i mbyt brenda shtëpive të tyre. Një restorant aty pranë është kthyer në burim shqetësimi, sëmundjeje dhe ankthi. Ardjani tregon se jeton me një aparat oksigjeni pranë shtratit. Sëmundja e mushkërive e ka izoluar në dhomën e tij, por edhe aty nuk gjen qetësi. Tymi, erërat e vajit të djegur dhe zhurmat po ia bëjnë jetën çdo ditë e më të vështirë. Ai thotë, se pas 40 vjetësh punë nuk po merr dot frymë në shtëpinë e vet. “Gjithë dyoksidin e karbonit e merr era dhe ma fut mua këtu. Unë kam probleme me frymëmarrjen. E kam kthyer shtëpinë në urgjencë. Në...