OKB do të fillojë të dielën shpërndarjen e ndihmave në Gaza

OKB do të fillojë të dielën shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Kombet e Bashkuara do të fillojnë të shpërndajnë ndihmë humanitare në shkallë të gjerë në Gaza të dielën, ka konfirmuar një zyrtar i organizatës. Sipas mediave të huaja, kjo deklaratë vjen pasi ushtria izraelite njoftoi se armëpushimi në Gaza hyri në fuqi në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar. Hamasi tani ka 72 orë për të liruar të gjithë pengjet izraelite, të gjallë dhe të vdekur, përpara se Izraeli të lirojë 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe 1,700 banorë të Gazës të ndaluar pas sulmeve të 7 tetorit. Sipas të dyja palëve, ndihma humanitare që hyn në Gaza duhet të rritet deri në 600 kamionë në ditë. Kujtojmë se marrëveshja e armëpushimit në Gaza u...